16-vjeçarja u hodh nga kati i 9-të i pallatit në Tiranë, familjarët të shokuar: Para se të vritej filmoi veten!

Pasditen e së mërkurës, në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë një 16-vjeçare ndërmori aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës.

E reja, në gjendje të rëndë psikologjike vendosi që të priste në mes ëndrrat e saj duke u hedhur kështu nga lartësia e një pallati në ndërtim.

E teksa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, të tjera detaje janë mësuar nga mediat.

Thuhet se vajza ka filmuar me celularin e saj momentet para aktit, duke shfaqur veten teksa ngjiste shkallët e pallatit dhe vendin ku dhe i dha fund jetës.

Deri më tani dyshohet se 16-vjeçarja ka pasur konflikte me familjen e saj, ndërkohë këta të fundit deri më tani mësohet se nuk kanë dhënë dëshminë e tyre para grupit hetimor, kjo dhe për shkak të gjendjes së rënduar emocionale në të cilën ndodhen.

Sakaq, grupi hetimor gjatë kontrollit në çantën e vajzës gjeti disa ilaçe. Lidhur me këtë ngjarje priten më tepër detaje në vijim dhe autoritetet po hetojmë për të hedhur më tepër dritë lidhur me shkaqet të cilat çuan të renë të ndërmerrte aktin ekstrem.

Të Fundit