15-vjeçari u plagos nga babai, e ëma e adoleshentit justifikon ngjarjen: Burri e hodhi aksidentalisht thikën!

Nëna e 15-vjeçarit të plagosur ditën e djeshme nga babai në Maliq, u shpreh se i biri është shumë mirë.

Në një intervistë per media, pretendon se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale dhe se i biri është shumë mirë.

Sipas saj asgjë nuk ka ndodhur ndërsa kërkon që ai të kthehet në shtëpi.

“Djali është shumë mirë. Në orën 07:20 ndodhi ngjarja. Djali ishte në telefon, buri po qëronte një mollë. E hodhi biçakun pa dashje, Djali është shumë mirë, mori një serum dhe ka dalë nga spitali. Ka vetëm një gjë të lehtë fare.
U pyetëm nga policia i thash që gjithçka ndodhi pa dashje. Dua që burri të më kthehet në shtëpi. Kemi nevojë për punën e tij sepse vetëm ai punon.

Burri i tha “Bir i babit të shkoi ora ik në shkollë”.

Ishte një gërvishtje e vogël në brinjë, djali e mban shumë gjatë telefonin në dorë”, tha ajo.

Të Fundit