15 vite nga “21 Janari”, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar këtë të mërkurë 21 Janarin, në 15-vjetorin e ngjarjes ku gjatë protestës së vitit 2011 mbetën të vrarë katër persona.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se edhe pas 15 vitesh drejtësia për viktimat nuk është vënë në vend.

“MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ngjarja e 21 Janarit vijon të mbetet një nga episodet më të rënda në historinë e tranzicionit shqiptar, ndërsa procesi i drejtësisë për këtë çështje ka qenë objekt debatesh të vazhdueshme politike dhe institucionale.

Të Fundit