Qytetari Syrja Dylgjeri ankohet në redaksinë tonë për problematikën e tij 14 vjecare, që lidhet me legalizimin. Ai tregon, se kishte bërë vetëdeklarimin e pasurisë që në vitin 2005, pagesën e taksave në vitin 2010, por ende nuk kishte marrë zgjidhje, për legalizimin e pronës, edhe pse kishte paguar 4 milionë lekë.Ne u interesuam në Kadastër, Tirana Veri dhe komunikojmë me drejtorin Kalanxhi, i cili premton zgjidhje të rastit.E në fakt, pas ndërhyrjes sonë,rasti u shqyrtua, u hodh në sistem dhe u zgjidh.
