14 persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht gjatë operacionit “Shield”, i koordinuar nga Europol, për goditjen e trafikimit të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin.
Ndërkohë janë sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë mbi 100 000 euro.
Operacioni u zhvillua nga muaji prill deri në muajin tetor dhe u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja, ku u përfshinë edhe autoritetet doganore të 28 vendeve.
Gjatë operacionit ndërkombëtar “Shield”, në të gjitha vendet e përfshira, u goditën 59 grupe kriminale dhe u ndaluan 349 persona të dyshuar.
Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha të barnave të falsifikuara, substanca dopingu, suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, vaksina të falsifikuara kundër COVID-it, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore.