Nga viti 2018 deri ne vitin 2024, ne vendin tonë janë sekuestruar 131 makina luksoze dhe skafe.
Vlera e tyre e llogaritur në treg arrin në 174 mln lekë.
Nga viti 2018 deri në 2024, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka sekuestruar 131 makina dhe mjete lundrimi.
Kjo Agjenci ka publikuar së fundmi një katalog ku jepen të dhëna të detajuara mbi llojin e pasurive të luajtshme dhe vlerën e tyre, e cila arrin në 174 mln lekë.
Një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të bllokuara janë makina luksoze, si Lamborghini, Maseratii Rolls Royce, foristradë Audi, dhe Range Rover, por nuk mungojnë as market e tjera si, Mercedes Benz, BMW, Volkswagen e Toyota Yaris. Një numër më i vogël mjetesh janë të amortizuara dhe nuk janë në gjendje për ripërdorim.
Në harkun kohor kur janë bërë bllokimet, viti 2023 dhe 2024 rezultojnë me numrin më të madh të vendimeve.
Sipas katalogut, vetëm gjatë vitit 2024 jenë sekuestruar 63 asete dhe janë konfiskuar 12. Gjithsej, rreth 125 pasuri të luajtshme të sekuestruara dhe 31 të konfiskuara janë aktualisht nën administrimin e Agjencisë.
Kjo agjenci ka publikuar së fundmi edhe 2 katalogë të tjerë me numrin dhe karakteristikat e pasurive të paluajtshme të sekuestruara dhe konfikskuara.