Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për qëndrimin e tij të gjatë në pushtet, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale. Ai tha se 12 vitet në krye të qeverisë nuk përbëjnë një anomali dhe solli si shembull liderë të vendeve të Bashkimit Europian që kanë qëndruar në detyrë për disa mandate.
Rama iu referua Merkelit, kancelares e cila udhëhoqi gjermaninë për 4 mandate.
“Po të duket e çuditshme, shiko Gjermaninë”, tha Rama, duke përmendur ish-kancelaren Angela Merkel me katër mandate, para saj Gerhard Schröder me dy, dhe Helmut Kohl me katër mandate. Ai përmendi gjithashtu edhe mikun e tij të ngushtë, kryeministrin holandez Mark Rutte, që ka drejtuar vendin e tij për katër mandate.
“Nëse nuk të mjafton kjo, mund të ngjis edhe nga Suedia, ku kanë qëndruar edhe më gjatë, por nuk dua të të tremb pastaj”, shtoi Rama me ironi. “Kjo nuk është çështje sa dua unë apo sa do ti, por sa do populli”, përfundoi ai.