Në fund të majit, Benjamin, një turist zviceran 12-vjeçar kishte vjedhur një vezë Kinder në një dyqan në qendër të San Marinos.
I ndjerë fajtor për këtë gjest, i riu pak kohë më vonë i dërgoi pronarit një letër ku i kërkonte falje dhe një kartëmonedhë 10 euroshe.
Pronari i dyqanit, Danilo Chiaruzzi, postoi foton në Facebook duke thënë se donte të takonte djalin për t’i shtrënguar dorën.
“Unë quhem Benjamin – thuhej në letër – jam 12 vjeç dhe vij nga Zvicra, më 30 maj hyra në dyqanin tuaj por nuk kisha para dhe vodha një vezë Kinder. Më vjen shumë keq.Shpresoj se mund të më falësh sepse do të doja të isha në paqe me ju dhe me Zotin”.
“Isha i shtangur”, tha pronari.
“Me ato që kemi kaluar vitet e fundit, asgjë nuk më habit, por sot kam ndërruar mendje”, shkruan pronari në profilin e tij në Facebook.
Më erdhi një letër nga Zvicra e shkruar me dorë dhe, 10 euro brenda si dhe një kërkim falje nga i riu i cili më kishte vjedhur një vezë gjatë një udhëtimi. Kj duhet të lexohet nga shumë fëmijë që për qejf apo për sfidë vjedhin çdo ditë patatina, karamele apo gjëra të tjera.”
Ai e ftoi 12-vjeçarin të kthehej dhe ta vizitonte sërish.