Kjo është Ayse Karatay. Është 116-vjeçe. Ndodhet në spital në qytetin Eskishehir pasi ditë më parë u prek nga Covid-19. Por edhe falë ndihmës së mjekëve ia doli që ta mposhtë virusin e rrezikshëm. Sipas mjekëve ajo tashmë e ka kaluar rrezikun.
“Mamaja ime ndodhet prej 3 javësh ndodhet e shtruar në terapi intensive. Falë Zotit dhe mjekëve tani gjendja e saj paraqitet më mirë. Gjithçka po ecën normalisht. Do të qëndrojë edhe disa ditë nën kujdes mjekësor sa të rikuperohet plotësisht. Muaj më parë mori vetëm një dozë të vaksinës Coronavac dhe e shmangën bërjen e dozës së dytë. Nëse do ta kishte bërë vaksinën me të dyja dozat, ndoshta sot nuk do të ishte në spital”.
116-vjeçarja mësohet se u infektua me Covid-19 gjatë një feste familjare. Ky konsiderohet një rast i rrallë nga mjekët në Turqi pasi të mundësh Covid-in në këtë moshë është tepër e vështirë.
Klan News