112 vite diplomaci shqiptare, ministri Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përcolli sot një mesazh me rastin e 112-vjetorit të diplomacisë shqiptare.

“112 vite histori, përkushtim dhe krenari në shërbim të diplomacisë shqiptare”, theksoi ministri Hasani.

Teksa ndau pamje nga telegramet e para të dërguara në kancelaritë evropiane dhe botërore për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ministri Hasani theksoi se Shqipëria do të forcojë pozicionin e vet në arenën ndërkombëtare.

“Sot shënojmë një trashëgimi të jashtëzakonshme të shërbimit diplomatik, një histori përkushtimi ndaj interesave kombëtare, paqes dhe sigurisë. Me përgjegjësi, ripërtërijmë angazhimin tonë për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë”, theksoi ministri Hasani.

Të Fundit