Ministria e Transportit e Malajzisë tha se kërkimet për avionin e zhdukur MH370 të Malaysia Airlines do të rifillojnë më 30 dhjetor, më shumë se një dekadë pasi ai u zhduk në mënyrë misterioze.
Kompania amerikane “Ocean Infinity” do të marrë pjesë në kërkim, e cila do të kërkojë shtratin e detit për 55 ditë në zonat që besohet se përmbajnë mbetjet e aeroplanit, shkruan Guardian.
Fluturimi MH370 u zhduk më 8 mars 2014 gjatë një fluturimi nga Kuala Lumpur në Pekin me 239 persona në bord.
Avioni mbante 12 anëtarë të ekuipazhit malajzian dhe 227 pasagjerë, shumica e të cilëve ishin shtetas kinezë.
Në bord kishte 38 pasagjerë malajzianë, së bashku me shtatë qytetarë dhe banorë australianë, si dhe qytetarë të Indonezisë, Indisë, Francës, SHBA-së, Iranit, Ukrainës, Kanadasë, Zelandës së Re, Holandës, Rusisë dhe rajonit kinez të Tajvanit.
Kërkimet e mëparshme shumëvjeçare, duke përfshirë përpjekjet ndërkombëtare dhe private, nuk kanë dhënë rezultate.
Faza e re e kërkimit do të kryhet sipas një kontrate “pa gjetje, pa pagesë”, sipas së cilës kompania “Ocean Infinity” do të paguhet 70 milionë dollarë vetëm nëse zbulohen mbetjet e aeroplanit.



