11 emigrantë të paligjshëm janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga qendra e pritjes në Karreç të Durrësit.
Ende nuk dihet nëse kanë patur ndihmë emigrantët për t’u larguar nga qendra, e cila është nën kontrollin e policisë.
Për këtë arsye mësohet se AMP ka nisur një hetim brenda qendrës ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qënë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja.
Të gjithë këta persona janë kapur me herët nga autoritetet shqiptare në tentative për të kaluar ilegalisht ndihmuar edhe nga grupe kriminale që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm.
Për ketë arsye mësohet se AMP ka nisur një hetim brenda qendrës ku janë marrë në pyetje efektivët që kanë qënë në shërbim gjatë momentit kur ka ndodhur arratisja.
Qendra e mbyllur për të huaj, Karec ka qëllim strehimin e të huajve të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndaj te cilëve është marrë një masë ndalimi në përputhje me legjislacionin ne fuqi, individë të ndaluar për kalim të paligjshëm kufiri, si edhe azilkërkues potenciale.
Qendra e mbyllur është një strukture në varësi të Drejtorisë se Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.