Këtë të enjte shënohen 109 vite nga krijimi i Policisë së Shtetit.
Në një ceremoni të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha gjatë fjalës së tij se sot, Policia e Shtetit ka standard të lartë profesionalizmi. Sipas Çuçit, kjo u tregua më së miri në protestën e dhunshme të Sali Berishës më 8 janar.
“Policia e Shteti ka nevojë për autonomi në kryerjen e detyrave të saj, siç ka tashmë çdo ditë më shumë. Policia ka krijuar standard të larët profesionalizmi dhe autonomie. Dëshmi është edhe menaxhimi i ngjarjes së fundit, ku Policia tregoi maturi. Një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të protestuar dhe detyrimin për të shmangur çdo pasojë kriminale ndaj personit apo pronës dhe policia dëshmoi nivel të lartë profesionalizmi”, tha Çuçi.
Çuçi shtoi se do të ketë më shumë investime në teknologji dhe pajisje moderne dhe se janë rritur fondet për trajnimin financiar të efektivëve që punojnë larg vendbanimit.
“Ne kemi parashikuar investime në teknologji e pajisje moderne kemi 5-fishuar investimet në teknologji dhe kemi rritur fondet për trajtimin financiar për ata punonjës që punojnë larg familjes së tyre”, shtoi ministri.