Një gjyshe 108-vjeçare nga Londra, ka zbuluar për njerëzit sekretin e jetëgjatësisë së saj.
My London shkruan se Mary Ann Clifton e njohur ndryshe si Rosina ka lindur në 1915 në Lambeth dhe kur u pyet se çfarë ka bërë që të jetojë kaq gjatë, ajo duke qeshur tha: “Një bakshish çdo drekë!”
Me këtë Mary nënkuptoi pak alkool çdo drekë të ditës. Në festën e ditëlindjes së saj që u organizua në azilin e quajtur “Foxbridge House”, ajo ishte e rrethuar nga shoqet dhe shumë figura të njohura të kryeqytetit britanik që e vizituan.
Edhe Mbreti Charles i dërgoi një kartolinë me urim për ditëlindjen. Në festë u vu muzikë e viteve ’20, ’30 dhe ’40.
Sa i takon gotës së vogël të alkoolit çdo drekë që ajo e përkufizon si sekretin e jetës së gjatë, Mary thotë: Nuk të bën dëm, punoni shumë, por edhe festoni shumë!
Mary ka jetuar gjithë jetën e saj në Lambeth, atje ku mbaroi shkollën dhe ndoqi pasionin e saj për modën. Fillimisht ajo punoi si rrobaqepëse, ndërsa më vonë vajza e saj hapi një biznes të ngjashëm ku punuan të dyja. Bashkëshortin e saj, Ernie ajo e njohu në shkollë, në moshën 12-vjeçare.
Çifti kanë bërë dy fëmijë, Pamela dhe Bernie, si dhe kanë 4 nipa e 10 stërnipa.
Drejtoresha e azilit ku ndodhet Mary, shprehet se nuk ndodh shpesh të festosh 108 vite jetë, prandaj gjithë stafi u përpoqën të organizojnë një festë sa më të bukur për të./