“100 mln euro për të lidhur malin me detin”, qeveria miraton Porta e Alpeve për Shkodrën

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi njoftoi një projekt të ri të miratuar nga qeveria për qarkun Shkodër të quajtur Porta e Alpeve.

Gjatë fjalës para mediave pas mbledhjes së qeverisë Karakaçi tha se janë 100 milionë euro do të përdoren për një sërë investimesh në infrastrukturë e transport me qëllimin për të krijuar një korridor mes Alpeve dhe Adriatikut.

“Porta e Alpeve nënkupton një marrëveshje financimi me Bankën Europiane në 50 mln euro dhe 50 mln euro të alokuara nga buxheti i qeverisë shqiptare. 100 milionë euro në total për projekte infrastrukturore të natyrave të veçanta. Programi dhe marrëveshja ka disa komponentë për rehabilitimin e shesheve urbane e rikonstruksionin e bulevardeve. Investime infrastrukturore në akset që lidhin bregdetin e Velipojës, liqenin e Shkodrës, lumin e Bunës dhe Alpet. Investime në rrjet kanalizime-ujësjellës, transportin urban dhe elementët turistikë për menaxhimin e ndotjes urbane. Krijojmë për herë të parë një korridor të integruar mes Alpeve dhe bregdetit Adriatik për të pasur sezon turistik nga dimri në verë dhe ndihmuar zhvillimin ekonomik”, tha Karakaçi.

Të Fundit