Një djalë 34-vjeçar është arrestuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Aranit Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq të Bashkisë Divjakë.
Ai ishte martuar me një të mitur dhe pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës ditën e sotme atij i janë vënë prangat.
Vajza 14-vjeçare nga Roskoveci i Fierit kishte 10 muaj që qëndronte e martuar me 34-vjeçarin.
Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi. Në 15 Mars të 2023 e mitura la klasën e 7 dhe erdhi në Kryekuq, ndërsa në 27 Gusht 2023 familja e djalit bën dasmë.
Që nga kjo ditë 14-vjeçarja jetonte me burrin dhe 2 prindërit e tij. Sipas Bukurie dhe Agron Arapit, ata nuk e dinin që nusja që djali u solli në shtëpi ishte 14 vjeçe, por 17.
Ajo i tha që ishte 17 vjeçe. Unë e kam marrë në Gusht vesh që ajo ishte 14”, tha Agim Arapi, babi i të arrestuarit.
“Moshën e vërtetë nuk e dinim. Djalit i kishin thënë 17. Ta dija që është 13 e kisha ashtu tha…”, u shpreh Bukurie Arapi, nëna e të arrestuarit.
Megjithatë që nga koha kur 14-vjeçarja iku nga shtëpia, prindërit e saj e denoncuan në polici. Dy familjet kanë pasur probleme me njëra tjetrën, por vajza këmbëngulte në dashurinë e saj, duke mos iu bindur edhe policisë.
“Kemi nga 15 Marsi i 2023. Dasmën e kam bërë në Gusht. M’u krijua mundësia thashë t’i gëzoja. Pyeta prindërit e saj, ai tha nuk ke punë me vajzën time ta marrësh nuse. Presioni i parë. Unë po bëj gëzim në shtëpi time. Në atë kohë i bëjnë presion nuses, goca sëmuret, në spital në Divjakë 4 ditë rresht në agoni. Ata në polici. Vjen policia merr çunin. Nusja ka qëndruar me dëshirë. I thamë që në fillim kur vajtëm. Ajo tha do vij me ju. Kam bërë deklaratë në polici tha nuk ndahemi. O mik, dakord. Dakord tha. Do bëhemi miq? Do bëhemi. Trashëgohen jetë të lumtur. Vajza ishte në klasë të 7, e la shkollën”, tha Agim Arapi, babai i të arrestuarit.
Pas arrestimit të 34-vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia, por nuk dihet vendndodhja e saj. Gjatë arrestimit të djalit, kanë qenë prezent edhe prindërit e vajzës.
“Kërkoj drejtësinë time pse të më hyjnë kështu te shtëpia dhe pse të m’i bëjnë djalit kështu. Djali me zor nuk e mori. Atë i thashë dhe dje atij. Djali nuk e mori me zor. Çfarë qe kjo kështu?”, shprehet ndër të tjera nëna e të arrestuarit.