Tiranë – 10 milionë pasagjerë kanë mbërritur në Shqipëri deri më 30 nëntor përmes aeroportit të Rinasit.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar në ceremoninë për Pasagjerin 10 milionë, se kanë kaluar të gjitha parashikimet që kanë pasur.
Ndërkohë, bëri me dije qeveria ka marrë një angazhim për të pasur 12 milionë turistë vitin e ardhshëm në aeroportin e Rinasit.
Në total, deri më 30 nëntor në Shqipëri kanë hyrë 11 milionë e 40 pasagjerë.
Balluku: Mirë apo keq unë këtu jam si në shtëpi, pasi kam punuar prej vitesh këtu dhe i shijoj shumë arritjet tona. Nuk ka qene e lehtë kjo punë e përbashkët. Të presësh sot pasagjerin e 10 miliontë ka qene e vështirë. Sot janë kaluar të gjitha parashikimet që ne kemi pasur. Këto arritje nuk vijnë as nga qielli, por nga puna jonë e pandërprerë. Përveç se bëhet një e mirë e madhe, nga ana tjetër me rëndësi është se si i presim paragjerët.
Ky vend është edhe porta e parë ku turistët prezantohen me Shqipërinë. Kemi marrë një angazhim për të pasur në këtë aeroport 12 milionë pasagjerë në vitin 2025. Nga 11 mln e 40 pasagjerët që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë deri në 30 nëntor, 10 milionë kanë hyrë nga Rinasi.