Një rast i cuditshëm ka ndodhur në Elbasan me sistemin e tatimeve. Një lapsus në dokumentacion, ka bërë, që një biznes i vogël i dy të moshuarve, të kthehet në biznes i madh.Sipas deklarimeve të këtij subjekti, ka një mospërputhshmëri mes vlerës së deklaruar nga financieri dhe vlerës, që ka prerë shitësi në kasë.Vlera e Financierit e ka kaluar limitin dhe ky subjekt është klasifikuar nga sistemi si biznes i madh.Mungesa e një inspektimi nga Drejtoria Rajonale Tatimore, ka rënduar problemin.Sipas dokumentave zyrtare, gjoba ndaj subjektit është vënë në vitin 2019, por vetë subjekti njoftohet shkresërisht nga tatimet dy vite më vonë, në 2022-shin dhe gjobës i është bashkangjitur edhe kamatë-vonesa, edhe pse jo për faj të subjektit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]