10 mijë trupa janë futur tashmë në Ukrainë, sipas burimeve ushtarake, vetëm disa orë pas njohjes së pavarsisë së zonave të shkëputura pro-ruse, tha një burim i inteligjencës ushtarake ukrainase për Dialy Mail
Sipas burimeve, rreth 6,000 trupa janë dërguar në Donetsk, 5,000 në Luhansk dhe 1,500 në qytetin e Horlivka.
Sipas fotove të publikuara, shihet një kolonë automjetësh ruse që lëviz nëpër Donetsk në orët e para të mëngjesit, duke përfshirë tanke dhe ushtarakë, dhe nuk ka aspak dyshime që këto forca ruse janë dislokuar me urdhër të Putinit.
Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se urdhri i Putinit për të njohur Donetsk dhe Luhansk si të pavarura përfshin të gjitha provincat – jo vetëm pjesët e pushtuara aktualisht nga rebelët, duke rritur perspektivën se ai do të nisë së shpejti pushtimin e plotë të vendit.
Vendosja e trupave në Ukrainë, ka përshkallëzuar edhe më shumë situatën, ku gjatë natës ndodhi një sulm me predha duke shkaktuar 2 viktima dhe 12 të plagosur. Vendimi i Rusisë për të njohur Donesk dhe Luhansk si të pavarura ka shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare.
Ministri britanik paralajmëroi se Rusia ka nisur tashmë pushtimin e vendit ndërsa kancelari gjerman njoftoi ditën e sotme se nuk do të miratojë tubacionin e gazit Nord Stream 2. Joe Biden gjithashtu vendosi sanksione, në zonat rebele në lindje të Ukrainës, duke i ndaluar amerikanët të bëjnë biznes atje, por premtoi gjithashtu se do të merrte masa më të ashpra.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson gjatë një fjalimi sot, njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj 5 bankave ruse.