1 vit përpara zgjedhjeve lokale, PS struktura edhe në Diasporë! Ja 5 shtetet

Partia Socialiste do të ketë struktura edhe në diasporë. Vendimi do të miratohet në mbledhjen e Asamblesë.

Socialistët, veç Greqisë ku aktualisht kanë një strukturë funksionale, do të kenë degët e tyre edhe në 5 vende të tjera, saktësisht në Itali, Gjermani, SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada.

Për të e evidentuar anëtarësinë në këto vende në periudhën 30 mars-30 shtator do të jenë strukturat vendore të PS në 61 bashkitë e vendit, bazuar në kontaktet e regjistruara gjatë fushatës zgjedhore të fundit, duhet t’i rikontaktojnë dhe t’i informojnë për procesin e regjistrimit.

1 tetor 2026-1 mars 2027 do përzgjedhjen e koordinatorët e Partisë Socialiste në diasporë dhe konstituohen asambletë e Partisë Socialiste në diasporë në qytetet, rajonet apo shtetet e vendeve ku ata jetojnë.

Në fazën e fundit konstituohet edhe Këshilli Koordinues i Partisë Socialiste për vendin. Strukturat e Partisë Socialiste në diasporë do të kenë edhe përfaqësuesit e tyre në Asamblenë Kombëtare.

Të Fundit