1 prilli i gënjeshtrave, origjina e kësaj dite dhe shakatë që hynë në histori

Dita e 1 prillit njihet në të gjithë botën si dita e të gjithë Gënjeshtrave, një ditë shakash dhe mashtrimesh praktike. Ky zakon i një date për të luajtur me shaka të padëmshme me të tjerët ka origjinë të hershme.

Një prilli, sipas kalendarit Julian  ishte dita e parë e vitit, por me ndryshimin në Gregorian, viti i ri niste në 1 janar. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festoni këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.

Sipas shpjegimit të profesor Joseph Boskin një shakaxhi i quajtur Kugel i tha perandorit se ai mund ta drejtonte më mirë perandorinë. Perandori e mori me të qeshur këtë gjë dhe e lejoi Kugel-in të bëhej perandor për një ditë, në datën 1 prill, të cilën Kugeli e shpalli ditën e gënjeshtrave. Por pati një problem, Boskin e kishte trilluar këtë gjë për të bërë një shaka për 1 prillin. Associated Press iu desh disa kohë që ta kuptonte që kjo ishte gënjeshtër dhe t`i kërkonte falje lexuesve.

Sot 1 prilli festohet në Europë si Dita e Gënjeshtrave dhe njerëzit bëjnë rrengje dhe shaka me njëri-tjetrin.

Megjithëse origjina e Gënjeshtrave të Prillit është e panjohur ka shumë teori që e rrethojnë dhe vende të ndryshme si Holandë, Francë etj.  Por cila është gënjeshtra më e zakonshme?

Ndërrimi i një ushqimi apo objekti që ka të njëjtën pamje, por shije të ndryshme, si për shembull zëvendësimi i sheqerit me kripën në një ëmbëlsirë. Historike është një shaka e famshme në vitin 1957 kur BBC në një kronikë pretendonte se fermerët zviceranë ishin duke vjelë makarona të sapo rritura në pemë, në atë që sot njihet si vjelja e makaronave zvicerane.

BBC në atë kohë pati mjaft kërkesa për të blerë një fabrikë makaronash dhe gjiganti televiziv të nesërmen u detyrua të shpallte lajmin si të rremë.

Por sot, me rritjen e shpejtë të teknologjisë, ku vështirë të dallosh të vërtetën nga mashtrimi, shakatë apo gënjeshtrat mund të përfshijnë një audiencë më të gjerë.

Të Fundit