1 milion lekë në ditë për ‘Mbarësi’: Çfarë bën Fallxhorja që heq “tersin”

Në fshatin Damian të Tiranës ushtron aktivitetin e saj një fallxhore, e quajtur Mirela. Mirela punon vetëm ditën e diel, kur njerëzit presin në radhë, për t’u dhënë zgjidhje problemeve dhe halleve të tyre. Kemi biseduar me disa banorë të zonës dhe klientë të rregullt të fallxhores, të cilët thonë, se Mirela është nga Hotolishti i Përrenjasit dhe ka disa kohë, që ushtron aktivitetin në këtë zonë. Brenda një kontenieri të përshtatur, ajo pret e përcjell deri në 80-të veta në ditë. Ka qytetarë, që shkojnë që të premten, për të shënuar emrin në listë, madje edhe në orët e vona të natës. Me këtë fluks pune, Mirela bën një xhiro të konsiderueshme parash, deri në 800 mijë apo 1 milionë lekë në ditë.Pasi e kuptuam, sesi funksionon, i inflitruari ynë u drejtua te Mirela, duke i kërkuar të t’i bëjë një “mbarësi”, pasi duhet të ikte jashtë shtetit.Mirela e ftoi të dielën e ardhshme, duke i kërkuar të vishej me të zeza. Në datën e caktuar, Mirela i tha, se ishte i bllokuar, por i hapi një “mbarësi” me afat 3 mujor për punë të pista.Por Mirela tha, se pas 99 ditësh, “mbarësisë” së saj i mbaron afati dhe aty fillojnë sikletet.

Të Fundit