1 kuti e mbetur për t’u numëruar, Veliaj drejt fitores në Tiranë

jë kuti e fundit ka mbetur për t’u numëruar në Tiranë. Sipas të dhënave të raportuar nga KQZ, kjo kuti e njësisë numër 5 nuk do të ndikojë në rezultatet e deri tanishme, ku Veliaj është në epërsi me një diferencë të madhe votash.

Bazuar në shifrat e deritanishme, kandidati i PS Erion Veliaj ka siguruar 54.69% të votave kundrejt 34.58% të votave që ka siguruar rivali i tij kryesor politik, Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë”.

Vendin e tretë e zë Arlind Qorri  me 4.77% të votave, ndjekur nga Roland Bejko i PD-së zyrtare, Marko Dajti dhe Lala Përnaska.

Ndërkohë, në KZAZ-të e tjera në kryeqytet vijon numërimi për këshillat bashkiakë.

Deri më tani PS ka siguruar 33 mandate, “Bashkë Fitojmë”16 , PSD-ja 3 mandate, PD 4 mandate, PDIU vetëm një kandidat, “Thurje” një kandidat.

 

 

Të Fundit