Zvicër/ Fitonin miliona me prostitucion, bien ne pranga 5 gra shiptare – Stop
Të Gjitha

Zvicër/ Fitonin miliona me prostitucion, bien ne pranga 5 gra shiptare

ZVICËR

Policia e Zvicrës, konkretisht ajo e Lucernit, ka arrestuar nëntë gra, pesë prej të cilave shqiptare. Mediat vendase shkruajnë se arrestimi i tyre është bërë pasi gratë ushtronin prostitucion në mënyrë të paligjshme. Gratë e tjera thuhet se janë nga Brazili dhe nga Republika Domenikane.

Prokuroria Publike ka theksuar se policia e këtij qyteti kishte bërë të enjten që shkoi një kontroll në baret e Zvicrës, konkretisht në Lucern. Pikërisht në këtë aksion u zbuluan gratë të moshave nga 29-41 vjeçe, të cilat po ushtronin prostitucion pa leje pune, shkruan luzernerzeitung.ch.

Nga kontrollet janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme parash, ndërsa autoritete po punojnë për dëbimin e grave që ushtronin prostitucion të paligjshëm.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *