Zvicër, blloqe betoni para restorantit “No Vax”

Një restorant në qendër të Zermatt(Zvicër), është rrethuar me blloqe të mëdha betoni. Policia i vendosi ato pasi pronari i restorantit refuzoi vazhdimisht të kërkonte lejen e gjelbër “Green Pass” nga klientët e tij.

Autoritetet zvicerane kishin urdhëruar mbylljen e aktivitetit ditën e premte, por ndalimi nuk ishte respektuar, ndaj dhe u mor vendimi “i detyruar” për të bllokuar hyrjen me blloqe të rënda betoni.

Përpara lokalit, pasditen e së shtunës u zhvillua edhe një protestë solidariteti me pronarët, të cilët e mbanin ende hapur lokalin, pavarësisht pranisë së blloqeve të mëdha të betonit. Nga kjo ngjarje u morën masa dhe ndërhyrja vendimtare e autoriteteve që arrestuan pronarët. Tani pronari i restorantit rrezikon deri në heqjen e licenses së restorantit.

Të Fundit