Zjarri te Sarajet e Toptanëve, Veliaj: Kamerat kanë kapur zjarrvënësin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku Monumenti i Kulturës “Sarajet e Toptanit” u përfshi nga flakët.

Përmes një statusi në Twitter, Veliaj jep disa detaje të rëndësishme si ndodhi ngjarja. Veliaj shkruan se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe kamerat e sigurisë kanë kapur autorin. Ai njofton se Policia e Shtetit po punon për ta vënë atë në pranga.

“Mbrëmë në orën 23h 49 Policia Bashkiake pranë AMK – po, ka njoftuar sallën operative për zjarrvënie pranë Monumentit të Kulturës njohur gjerësisht si Sarajet. Në pak minuta zjarrfikësit e Tiranës kanë shuar zjarrin e qëllimtë në 2 vatra. Në dallim nga shumë objekte për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ËSHTË monument kulture. Dje, nën stilin e Shkollës Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin.

Kamerat e sigurise kane kapur zjarrvënësin teksa largohet përballë Torre Drin,@PoliciaeShtetit.

po punon per ta çuar ne pranga. Por zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit – edhe për këta nuk do ketë mëshirë. Politikane qe ditën merakosen për lodrat, e natën i venë zjarrin qytetit!

Në mesnatë bisedova me KM  @ediramaal  i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr gjer sa te behet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje! Ngjarjet do rrjedhin si me poshtë: Shpronësim për 18 pronaret (jo të gjithë janë politikane piromanë) Shpallje Muze si ish Legata e Parë Amerikane në Tiranë dhe monument kulture, Rikonstruksion dhe hapje për publikun. Mirënjohje zjarrfikësve & policisë për mbrëmë!”, shkruan Veliaj.

Të Fundit