Zjarr në mjediset e spitalit COVID 3 në QSUT, policia: Ra në zyrat e administratës, vetëm dëme materiale

Një zjarr ka përfshirë mjediset e spitalit COVID 3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të spitalit, në një nga zyrat e administratës dhe nuk ka pacientë.

Raportohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe se forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

“Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit”-informon policia.

Të Fundit