Zhdukja e 16-vjeçares në Vlorë, flet nëna:Ishte lidhur me një djalë, e zgjidhëm muhabetin

Nëna e 16-vjeçares së zhdukur në Vlorë ka deklaruar se ditën që vajza u largua ka shkuar si çdo ditë në shkollë, por nuk u kthye më.

Ajo thotë se ka shkuar dhe ka pyetur në shkollë edhe shoqet e saj, por i kanë thënë se atë ditë kanë qenë me shkurtim orët dhe ajo është larguar.

“Vajza duhet të mbaronte mësim dhe të kthehej në shtëpi, pardje kishin pasur orët me shkurtim. Prita deri në orën 13:35 dhe shkova pyeta në shkollë ku më thanë se mësimi ka mbaruar shpejt se ka pasur orët me shkurtim. Nuk ka pasur telefon me vete, kam pyetur të afërmit dhe mësuesen kujdestare që më ka thënë se Eliza ka qenë në shkollë si normalisht”, thotë ajo.

Më tej, nëna thotë se vajza kishte patur një problem se ishte lidhur me nje djalë por këtë çështje e kishin zgjidhur.

“Pati një problem se ishte lidhur me një djalë dhe e zgjidhëm atë muhabet. I zgjidhëm dhe ishte kthyer në normalitet. Në polici kam shkuar direkt atë ditë që nuk më është kthyer vajza në shtëpi. Kërkoj ndihmën e policisë që të më kthehet vajza”, ka thënë nëna e 16 vjeçares.

Të Fundit