Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama: Ne jemi PS, jemi kampionët

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për mediat ka folur lidhur zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashkitë të vendit tonë.

I pyetur nga gazetarët se çfarë pret për zgjedhjet e 6 marsit, Rama është shprehur se Partia Socialiste është kampione dhe se do të fitojnë.

Ne jemi Partia Socialiste. Ne jemi kampionët që gjithmonë kemi për të fituar dhe nuk kanë rezultat tjetër përveç fitores. Këto janë zgjedhjet vendore. Ne nuk do bëjmë një luftë për jetë a vdekje në kuptimin e një beteje që do mbulojë ekranet nga mëngjesi deri në darkë. Unë do fokusohem të këshillimi kombëtar. Do bëjmë detyrat tona për të qenë të pranishëm në këto komunitete”-tha Rama.

Ndër të tjera ai vazhdoi duke thënë se Partia Socialiste është njësh.

Ne jemi njishat dhe njishi nuk hyn kurrë për t’u bërë dysh se i bie që të përkulet. Këto janë zgjedhje që kanë rëndësinë e tyre. Kanë objektiv fitoren”.

Të Fundit