Zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi: I uroj fitoren oligarkëve, bandave dhe Vuçiçit për sondazhet e sakta

Kryetarja e LSi, Kryemadhi ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke uruar oligarkët, bandat dhe Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta.

Kryemadhi thotë se nga 81 mojë vota të pavlefshme, 70% ishin të LSI. Ajo thotë se fituesit e vërtetë të zgjedhjeve dhe të parët që duhen uruar janë oligarkët dhe bandat.

”Të dashur miq, ju falënderoj për suportin që ju keni dhënë kandidatëve të LSi dhe LSI.Dua të uroj fitoren e oligarkëve dhe bandave, janë fituesi e vërtetë të zgjedhjeve, të parët që duhen uruar.

Së dyti uroj Presidentin Vuçiç për sondazhet e sakta për zgjedhjet në Shqipëri.

Sot u mbyllën rezultatet të zgjedhjeve për mandatet, dua të falënderoj 107 mijë votuesit e e LSI, dua të falënderoj 81mijë votuesit, ku 70% e tyre janë të LSI.”- tha Kryemadhi.

Të Fundit