Zelensky bisedë telefonike me Edi Ramën: Vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Zelensky shkruan se me kryeministrin shqiptar ka folur për sulmin rus në Ukrainë si dhe për bashkëpunimin në kuadër të OKB.

Presidenti Ukrainas thotë se vlerëson ndihmën e Shqipërisë dhe se duhet bërë gjithçka që lufta të përfundojë.

“Pata një bisedë telefonike me ?? Kryeministrin @ediramaal. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të OKB. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”,-shkruan Zelensky./O

Të Fundit