Zbulohet në Egjipt një mumje e mbështjellë me “shtresa ari”, mund të jetë më e vjetra e gjetur ndonjëherë

Një ekip arkeologësh zbuluan atë që mund të jetë mumja “më e vjetër” dhe “më e plotë” e zbuluar ndonjëherë në Egjipt.

Mendohet se janë eshtrat e një njeriu të quajtur Hekashepes. Arkeologët gjetën mumjen 4,300-vjeçare në një varr të lashtë afër Kajros nga dinastia e pestë dhe e gjashtë e vendit, e cila shtrihej nga vitet 2500 para Krishtit deri në 2100 para Krishtit, thuhet në një deklaratë nga Zahi Hawass, Ministri i Antikiteteve.

“E futa kokën brenda për të parë se çfarë kishte brenda sarkofagut: Një mumje e bukur e një njeriu të mbuluar plotësisht me shtresa ari,” u tha Hawass gazetarëve në vendin e gërmimit.

Mumja shekullore u gjet në fund të një boshti 15 metra pranë Piramidës së Hapit në Nekropolin e Saqqara, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Saqqara, një “kryevepër e madhe e dizajnit arkitekturor”, ndodhet në Memphis, kryeqyteti i parë i Egjiptit të lashtë.

 

 

Të Fundit