Yuri Kim: Kushtetuesja e kompletuar, një arritje madhore për reformën në drejtësi

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pas vizitës së sotme në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja amerikane thekson se plotësimi i Kushtetueses është një arritje e madhe për reformën në drejtësi, të cilën Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm.

“Që nga dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje madhore për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA.

Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin”, shkruan Kim.

Të Fundit