Yuri Kim: Kur Gjykatat të jenë të “pastra”, do të ketë më shumë investime amerikane në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim thotë se është krenare për marrëdhëniet e forta të Shqipërisë me Amerikën.

Në fjalën e saj në Takimin e Amerikane të Tregtisë, Kim tha se SHBA-të dhe Shqipëria duhet të përforcojnë bashkëpunimin e tyre në botën e ekonomisë.

“Jemi shumë krenarë për të gjitha marrëdhëniet e forta që kemi krijuar. Duam të ndihmojmë Shqipërinë të bëhet e begatë. Negociatat me BE-në janë një botë mundësish për Shqipërinë. Ne e dimë se mes ekonomisë së Shqipërisë dhe SHBA-së duhet të kemi një mjedis të hapur dhe transparent të biznesit. Më shumë biznese amerikane po investojnë në Shqipëri. Tregtia jonë dy palëshe po rritet. Marrëdhëniet tona tregtare janë në nivelin e tyre më të lartë”, u shpreh Yuri Kim.

Të Fundit