Yuri Kim iu kujton prokurorëve urdhrin e Biden: Luftoni kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta ditën e sotme lidhur me urdhrin ekzekutiv të presidentit Joe Biden që përfshin Ballkanin Perëndimor, i cili parashikon bllokimin e pronave dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

E pranishme në konferencën ‘Forcimi i Drejtësisë Penale’, Kim tha se aksionet e ditëve të fundit të bëra nga SPAK por edhe gjatë këtij viti, janë rezultat i një pune të gjatë.

Ndërkohë që gjatë fjalës së saj, Kim i fton dhe nxit të gjithë të punojnë sëbashku për një drejtësi me të mire dhe kundër korrupsionit.

“Kënaqësi që jam këtu, duke ju përgëzuar juve dhe të gjithë prokurorëve që janë duke punuar për popullin shqiptar. Ky është moment i rëndësishëm dhe të gjithë i kanë parë lajmet. Ajo që jemi duke parë është rezultat i një pune të gjatë, të vështirë. Orë të tëra duke kaluar dhe duke parë faktet sipas rastit. Faleminderit që më keni ftuar për të parë përpjekjet tona të përbashkëta në luftën kundër krimit. Ju e dini më mirë se unë, unë jam e huaj. Të gjitha institucionet duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar besimin e publikut në drejtësinë penale. Veprimet që kemi dëshmuar në javët e fundit, madje në vitin e fundit, që kur janë ngritur institucionet e reja, kanë ngritur besimin e qytetarëve. Ngritja e këtyre institucioneve, është me rëndësi. Ky është çast i rëndësishëm. Sistemi është funksional. Por nuk është ende në majë të performancës, për shkak të mungesës së personelit dhe të mungesës së besimit.

Muajin e kaluar, presidenti Biden e bëri të qartë se SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin cënim të sigurisë kombëtare. Jo thjesht se kërcënon SHBA por sigurinë e miqve dhe aletëve tanë, përfshi Shqipërinë. Si pasqyrim i kësaj politike të re, presidenti Biden zgjeroi shtrirjen e urdhrit ekzekutiv për të sanksionuar personat e përfshirë në destabilizimin e Ballkanit, për të përfshirë edhe për Shqipërinë. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një game të madhe personash të përfshirë në aktivitete që çojnë në abuzime serioze, në Ballkanin perëndimor, ose që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Ky urdhër duhet të nxisë zyrat të dyfishojnë përpjekjet në luftim kundër korrupsionit. Ju nxis të gjithëve që të punoni së bashku, për të gjetur mënyrat më të mira, SHBA do të vazhdojnë që t’iu mbështesin, për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë, me institucione që shërbimin për publikun e bëjnë përparësinë e tyre.”, tha Kim.

Të Fundit