Yuri Kim: Diskutim shumë i mirë me kryetarin në detyrë të PD

Ambasadorja Yuri Kim e ka cilësuar një diskutim shumë të mirë me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, takimin me Enkelejd Alibeajn.

Përmes një postimi në Twitter, Kim nënvijëzon se SHBA ka pasur marrëdhënie të veçanta me PD që nga krijimi i saj dhe dëshiron të shohë përpara në këtë marrëdhënie.

“Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë dhe shpresojmë që të dyja vetëm të forcohen”, thotë ambasadorja.

Takimi mes ambasadores me kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit.

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe zgjedhja e presidentit të ri mendohet të kenë qenë temat e diskutimit të ambasadores amerikane me Alibeajn.

Jozyrtarisht mësohet se nesër ambasadorja e SHBA pritet të ketë një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Të Fundit