Vuçiç: Serbia është shumë pranë Rusisë, jemi vend i pavarur

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e BE-Ballkan Perëndimor, foli dhe për marrëdhënien e Serbisë me Rusinë.

Në një deklaratë për mediat pasi takoi kreun e qeverisë Edi Rama, ai tha se Serbia është shtet i pavarur dhe se është shumë pranë Rusisë.

Më tej ai shtoi se Serbia është drejt rrugëtimit të saj drejt BE-së.

“Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Besoj se e keni lexuar dhe keni shkruar gjatë 9-10 muajve të fusnit se Serbia po ndiqte udhëzimet e Rusisë për të sulmuar të tjerët në Ballkan. Ne e kemi përgënjeshtruar këtë me vepra. Është e lehtë të ekspozosh lajmet e rreme por e vërteta del dhe të gjithë e dinë të vërtetën. Serbia është një vend i pavarur dhe është drejt rrugëtimit të saj drejt BE-së”- tha ai.

Të Fundit