Vuçiç flet për djegien e flamurit serb: Shqipëria reagoi menjëherë

Teksa ndodhet në një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një intervistë për median serbe RTS deklaroi se marrëveshjet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të bëjnë që kjo pjesë e Evropës, që është pjesë e kësaj iniciative,  të jetë në thelb pa kufij.

Aleksandër Vuçiç, , tha se “Ballkani i Hapur” është një ide e madhe që vetëm do të forcohet dhe do të tregojë forcë të madhe.

Më tej ai u shpreh “E di që shumica janë të interesuar për atë që do të them për djegien e flamujve, por në mënyrë racionale, duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të kuptojmë se kjo ndodhi edhe para se Edi Rama të mbërrinte në Serbi. “Nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake, por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria ka reaguar menjëherë, seriozisht dhe me përgjegjësi dhe kjo është edhe detyra jonë”, tha Vuçiç.

Të Fundit