Vuçiç akuzohet se doli për birrë me Kurtin në Berlin: Kurrë në jetë s’ia kam zgjatur dorën – Stop
Lajme, Të Gjitha

Vuçiç akuzohet se doli për birrë me Kurtin në Berlin: Kurrë në jetë s’ia kam zgjatur dorën

Presidenti i Partisë së Popullit në Serbi, Vuk Jeremiç ka aluduar që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri kosovar Albin Kurti, kanë dalë së bashku në një lokal për të pirë nga një birrë, mirëpo pak orë më pas ka kërkuar falje për informacionin e pasaktë.

“Mbrëmë, dy politikanë prominentë ballkanikë, pas darkës me të dërguarin e BE-së, dolën për nga një birrë në barin Standige Vertretung në Berlin, siç u ka hije dy miqve. Për çfarë kanë folur?”, kishte shkruar në Twitter Jeremiç.

Pak orë më pas, Jeremiç kërkoi falje, me një njoftim tjetër, transmeton Gazeta Express
“Duket se nuk kam pranuar informatat e sakta dhe për këtë gjë kërkoj falje”, shkroi Jeremiq.

Kjo akuzë nga Jeremiç, sot ka nxitur edhe reagimin e Vuçiç, i cili i mohoi këto pretendime. Ai tha se pas takimeve të mundimshme në Berlin, bashkë me pjesëtarë të delegacionit serb dhe vajzën e tij Milica, kanë shkuar në një restorant në Berlin.

“Vajza ime Milica ishte me mua për darkë dhe nëse Kurti ishte njëri prej tyre, atëherë s’di çfarë të them. Dua ta them edhe një gjë. Kurrë në jetë s’ia kam shtrënguar dorën Kurti. Takimi me Kurtin ishte… më mirë të mos e komentoj sepse s’do të ishte e drejtë”, ka thënë Vuçiç.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *