Vret veten në Komisariatin e Kavajës një 28-vjeçar, dyshohet se përdori lidhëset e këpucëve

Ka vrarë vetën në Komisariatin e Kavajës një 28-vjeçar. Paraprakisht mësohet se shtetasi Ilvi Stameta ishte arrestuar ditën e sotme nga policia për Vjedhje.

Sipas burimeve për media, i riu ka kryer vetëvrasje brenda komisariatit të Policisë së Kavajës pasi ishte ndaluar sot rreth orës 14:00.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 19:08 në ambientet e komisariatit.

Mësohet se i riu Ilvi Stameta ka dhënë fund jetës rreth orës 19:08 duke u vetvarur me lidhëset e këpucëve.

Kujtojmë se kjo bëhet hera e dytë që në komisariatet e vendit tonë ndodh një ngjarje e tillë. Vetëm disa javë më parë një i ri humbi jetën në Komisariatin e Kamzës pasi i vuri zjarrin dhomës ku po mbahej pas arrestimit.

Të Fundit