Vrasja në Paskuqan, 34-vjeçari masakron kunatën.

Policia e Tiranës jep informacionin e parë zyrtar lidhur me krimin e rëndë që ndodhi në familjen Çapoku në Paskuqan.

Sipas policisë, shtetasi Eredet Çapoku, 34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen Enkeleda Çapoku,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. 

E ëma e viktimës tregon detaje rrëqethëse nga krimi i rëndë, duke thënë se autori goditi me levë atë dhe vajzën 18 vjeçe dhe më pas i preu damarët dhe fytyrën Enkeledës, duke e lënë të vdekur.

Tiranë/Informacion Paraprak.

Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të forte (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Të Fundit