Vrasja në Devoll/ Flet kryeplaku: Nusja në dhomën e ndenjes,vjehrra e ftohur në koridor

Të tjera detaje nisin të zbardhen lidhur me vrasjen e dyfishtë në fshatin Progër të Devollit, ku një 36-vjeçar qëlloi për vdekje me mjete të dhunshme brenda banesës dy gra, nuse e vjehrrë. Sipas policisë, ka dyshime që autori kishte hyrë në banesë për të grabitur.

Ka qenë kryeplakui fshatit ai që pas njoftimit të fqinjëve ka njoftuar policinë, e cila bëri të mundur edhe kapjen e autorit. Gjatë një interviste në News 24, kryeplaku tha se 60-vjeçarja Bukurie Bami është gjetur e shtrirë dhe e gjakosur në dhomën e ndenjes, ndërkohë që 80-vjeçarja Fatmira Bami është gjetur e vrarë dhe ftohur në korridorin e shtëpisë.

Sipas deklaratës së kryeplakut, ka dyshime që mes tyre ka patur një konflikt që ka nisur që në oborrin e banesës. “Në oborr ishte një telefon, protezat e dhëmbëve dhe sende rrethanore të ndryshme , me të cilat autori mund të ketë goditur”, tha ai ndërsa u shpreh se kishte dëgjuar që burim I konfliktti mund të kishte qenë një borxh I dy grave ndaj 36-vjeçarit I cili bënte dru në mal dhe I shiste.

“Sot mësojmë për arsye se autori i ka ëkrkuar lekët e druve dhe nuk ja kanë dhënë. Ndoshta është kjo arsye, nuk mund të flas më kompetenca”, tha kryeplaku. Ai pohoi se autori ka qenë person problematik. “Autori ka qenë problematik në familje. Herë pas here familja në thërriste që na dhunon, por vetëm në familje”, përfundoi ai.

Të Fundit