Vrasja e Mateos, Gledis Nano:Çalamani vidhte banesa, nuk ka kallëzime për abuzim seksual

I thirrur sot  në një seancë dëgjimore te Këshilli i Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka folur për ngjarjen e rëndë në fshatin Grecalli të Fierit, ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi një të mitur 8-vjeçar në oborrin e banesës së tij.

Nano deklaroi gjatë fjalës së tij se Klodian Çalamani është person me precedent të mëparshëm penal dhe ka qenë i dënuar për heqje të paligjshme të lirisë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2006.

Nano theksoi se për Çalamanin ka patur të dhëna policorëe për vjedhjen e banesave në fazë verifikimesh, por nuk ka patur informacione apo kallëzime ndaj tij për dhunë në familje apo abuzime seksuale.

“Është liruar në datë 6 Gusht 2009 për plotësim të kohës së vuajtjes së dënimit. Ka pasur të dhëna policore se ka aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjes së banesave, bagëtive dhe shpendëve në fshat, infomacione të cilat kanë qenë në fazë verifikimesh. Për autorin pas përfundimit të dënimit të mësipërm nuk ka pasur informacione, të dhëna apo kallëzime si person i dyshuar për vepra penale në fushën e abuzimeve seksuale dhe dhunës në familje”, u shpreh ndër të tjera Gledis Nano.

Të Fundit