Vrasja e Azem Hajdarit, prokuroria kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte dënimin me 25 vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë.

Në seancën e sotme avokati i Haxhisë ka kërkuar riçelje të shqyrtimit gjyqësor, por kërkesa është rrëzuar nga gjykata, dhe kjo ka bërë që Izet Haxhija të braktisë seancën në shenjë proteste.

Mësohet se më  21 janar në orën 14:00 do të mbahet edhe seanca e radhës ku pritet të jepet dhe vendimi i gjykatës për Haxhinë.

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Që nga 2018 Haxhia nisi betejën me drejtësinë shqiptare, ndërsa seancat ndaj kanë qenë të shumta.

Të Fundit