Vlorë / Prangoset 24-vjeçari për trafikimin e 2.5 ton drogë..

Një 24-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike, është vënë në pranga nga policia e Vlorës.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi A. C., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë implikuar në ngjarjen e ndodhur më 13 janar 2017, në Ankona të Italisë, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike marijuanë prej 2 ton e 530 kg.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme

Të Fundit