Vladimir Putin pezullohet nga Federata e Xhudos

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka pezulluar Vladimir Putin, si president nderi dhe ambasador.

Ky pezullim vjen teksa Presidenti rus është mbajtës i rripit të zi në xhudo.

Vendimi vjen si një prej një sërë “sanksioneve” sportive të shpallura ditët e fundit, pas sulmit rus mbi Ukrainë.

Po ashtu çmimi i madh i Rusisë në Formula 1, i parashikuar që të zhvillohej në Socci në muajin shtator, është anuluar.

U njoftua se finalja e Ligës së Kampionëve 2022 do të luhet në Paris, duke anuluar Shën Petersburgun.

Të Fundit