Vjosa doli nga shtrati, Balla:Nëse nuk bie niveli i ujit do bëhet evakuim me forcë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla ishte në terren bashkë me kreun e Emergjencave Civile, Haki Çakon dhe kryebashkiakun e Fierit Armabdo Subashi.

Në një prononcim për mediat ai tha se kjo është prurja me e madhe në 50 vitet e fundit. Balla tha se nëse niveli i ujërave nuk do të bjerë, do të bëhet evakuime me forcë i atyre personave që vazhdojnë të qëndrojnë në banesa.

Ndër të tjera ai bëri të ditur se disa prej shqetësimeve të banorëve janë bagëtitë dhe fermat, të cilët po nxirren nga ushtria nga zona errezikut

“Ashtu siç e tha edhe z. Çako është prurja më e madhe në 50 vjet, edhe në vitin 2017 kur kishte përmbytje ura e Mifolit nuk u kalua nga ujërat. Kemi një situatë të vështirë, por unë doja t’ju thosha që shpresojmë që në orët në vijim niveli i ujërave të bjeri.

Kemi biseduar me forcat e ushtrisë dhe nëse niveli i ujërave nuk do të bjerë, ne do të bëjë evakuime me forcë të atyre personave që vazhdojnë të qëndrojnë në banesa.

Jo se ka një rrezik aktualisht, por ajo që është detyra jonë primare në çdo situatë emergjente është jeta e banorëve.

Disa prej shqetësimeve që kemi marrë dhe nga banorët janë pjesa e blegtorisë së tyre, qofshin bagëti, qofshin ferma të cilat dhe me mbështetjen e forcave të ushtrisë ne do mundohemi t’i nxjerrim nga zona e rrezikut.

Më pas do të riforcojmë të gjitha barrierat mbrojtëse të pjesës së argjinaturave. Dua ta theksoj që investimet në këto 4 vite janë duke e treguar efektivitetin e tyre sot.

Të gjithë e dimë që prirjet e lumit Vjosa janë të paparashikueshme dhe ka nivelin e vet të rrezikut. Punët që janë bërë deri tani e dhanë efektin dhe shpresoj që rreth orës 16 të kemi një lajm më të mirë për një ulje të nivelit të ujit në Urën e Mifolit”,-tha Balla.

Të Fundit