Vjedhja e të dhënave/Rama: Të më marrin numrin e kartës, s’e kam problem

Kryeministri Rama ka komentuar në një dalje për mediat skandalin e daljes së listës me rrogat e më shumë se 600 mijë personave të punësuar në Shqipëri.

Ndërsa ka kërkuar ndjesë, Rama krahasoi situatën e tanishme me atë të daljes së emrave të patronazhistëve gjatë fushatës elektorale. Ashtu si dhe atëherë Rama tha se megjithatë posedimi i numrit të kartës së identitetit të qytetarëve nuk krijon asnjë lloj rreziku për ta.

“Të më marrin numrin e kartës s’e kam problem se nuk kanë c’të bëjnë. Edhe për të aksesuar e- Albania nuk mjafton numri i kartës sepse ke një kod tëndin. Edhe sikur të ma marrin kartën unë që nuk jam përdorues në e- Albania nuk hyn dot njeri të bëjë shërbime për llogarinë time, sepse ka kode të veçanta, plus është nënshkrimi elektronik etj., duhen të gjjtha këto.

Databaza e nxjerr në atë kohë ngjan me atë që është nxjerr sot. Nuk ësshtë e tëra integrale, është një bazë të dhënash e përpunuar copa -copa. Aty mungojnë dhe nuk janë të gjithë ata që kanë paga. Mungojnë rreth 60 mijë të tjerë. A është koha që ka patur grupi në dispozicion apo diçka tjetër do ta thotë hetimi. Aty ka plot të dhëna që janë të vjetra”, u shpreh Rama.

Të Fundit