Vjedhja e kalit ne Shkoder, grabitesit e kthejne pas transmetimit ne Stop-22 Janar 2021

Në 6 janar u ndalëm në fshatin Derragjat të Shkodrës, pasi Florjan Halicukaj denoncoi vjedhjen e në datën 15 shtator 2020. Florjani solli edhe pamjet filmike, ku duken 2 djem, që ia kanë marë kalin. Ai bëri denoncim, por asgjë nuk u bë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Kafsha ka një vlerë rreth 1 milionë lekë dhe me të ai mbante familjen.Inspektorin Naz Beqiri, tha, se ka filluar procedimi për këtë ngjarje, por grabitësit, sipas tij, nuk janë të zonës.OPGJ Kujtim Balia, deklaroi, se materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.Por ne i jemi rikthyer kësaj ngjarjeje, pasi Florian Hilacukaj na tregon, se pas transmetimit në “Stop”, të nesërmen në mëngjes e ka gjetur kalin në shtëpi, të kthyer nga grabitësit.

Të Fundit