Viza per Angli vetem me 11 mije paund, mashtrimi i perseritur i avokatit

Rreth dy muaj më parë transmetuam rastin e avokatit Sokol Berberi, i cili i mori 3 mijë euro një qytetari për vizë pune në Gjermani dhe nuk i nxorri as vizën e nuk i kthente as paratë.Sot një qytetar nga Tirana, por që jeton në Londër, denoncon të njejtin avokat. Ai thotë, se kërkoi nga Berberi, që t’i mundësonte një vizë shkollimi të fejuarës së tij dhe për këtë e pagoi me 11 mijë paund.Por dy vjet më pas, avokati nuk i ka kryer punë e nuk i jep as paratë.Në bisedën e fundit avokati caktoi datën 12 janar 2022 për kthimin e parave.

Në datën 12 janar denoncuesi, i pajisur me kamera të fshehtë, takon avokatin Sokol Berberi, për t’i kërkuar shumën prej 11 mijë paund, sic kishin rënë dakord.Por avokati thotë, se kishte pasur shumë probleme, ndaj e shtyn kthimin e shumës për në 14 janar.Bashkë me qytetarin, gazetarja e “Stop” takon avokatin në 14 janar, por avokati premton për të disatën herë, se do i japë paratë, kësaj rradhe në 18 janar.Pasi “u mbërthye” nga kamerat e “Stop” avokati Sokol Berberi i kthen qytetarit 11 mijë paund, që i kishte marrë për vizën e shkollimit të së fejuarës. Kjo e fundit shpreh mirënjohjen dhe thotë, se pa këmbënguljen tonë nuk kishte për t’i marrë paratë, sic i kishte ndodhur për dy vjet me rradhë.

Të Fundit